Ndërlidhjet

logo-print

Klinton e dënon vrasjen e gazetarit pakistanez


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e ka dënuar kidnapimin dhe më pas vrasjen e gazetarit pakistanez që ka raportuar për atë që dyshohet se janë lidhjet e ushtrisë pakistaneze me Al Kaidën.

Përmes një komunikate, Klinton ka thënë se SHBA-të e mirëpresin nisjen e hetimit nga ana e autoriteteve pakistaneze rreth vrasjes së Sied Salim Shahzad. Komunikata amerikane thotë se “puna e Shahzadit rreth terrorizmit dhe çështjeve të shërbimit të inteligjencës në Pakistan kanë hedhur dritë mbi pengesat që paraqet ekstremizmi për stabilitetin e Pakistanit”.

Shehzad, i cili u vra në moshën 40 vejçare, ka punuar për një agjenci të lajmeve italiane dhe një faqe interneti e regjistruar në Hong Kong. Ai ishte zhdukur të dielën.

Trupi i tij i cili raportohet se tregon shenja të torturës, është gjetur të martën rreth 150 kilometra në juglindje të Islamabadit.
XS
SM
MD
LG