Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani e heton vrasjen e bin Ladenit


Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka urdhëruar një komision të pavarur që të hetojë operacionin special të forcave elitë të SHBA-ve që të hyjnë në territorin e Pakistanit dhe të vrasin liderin e Al Kaidës, Osama bin Ladenin, derisa ai fshihej në Abotabad.

Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë do të udhëhiqet nga gjykatësi, Xhaved Igbal, një gjyqtar i lartë i Gjykatës Supreme të Pakistanit.

Parlamenti i këtij vendi ka kërkuar me ngulm një hetim të tillë që të mësojë më shumë rreth asaj se si ariti bin Ladeni të jetojë në Pakistan pa u detektuar dhe si ka mundësi që forcat e huaja ushtarake patën mundësi më pas që të kryejnë operacionin brenda territorit pakistanez pa i informuar autoritetet e vendit.
XS
SM
MD
LG