Ndërlidhjet

logo-print

Nuk dihet ende nëse shtyhet apo jo votimi për shefin e FIFA-s


Princi Uilliam i anglisë, i cili është dhe udhëheqës i Asociacionit të Futbollit në Angli, ka përkrahur thirrjet për shtyerjen e votimit të sotëm për Presidentin e trupit udhëheqës të futbollit botëror, FIFA.

Ky votim pritet të rezultojë me rizgjedhjen e Sep Blaterit në krye të FIFA-s, derisa një skandal korrupsioni e ka goditur organizatën më të madhe botërore të futbollit.

Një komunikatë që Princi anglez e ka bërë publike, ka thënë se ai “konsideron që transparenca e trupit udhëheqës ndërkombtar është integrale me qeverisjen e mirë të lojës” së futbollit.

Raportohet se megjithatë, votimi i sotëm në Zvicër, do të vazhdojë tutje siç është planifikuar, megjithë zhurmën ndërkombëtare që po bëhet rreth korrupsionit në nivelet më të larta të FIFA-s.

Së paku 75 % e delegatëve me të drejtë vote duhet të mbështesin gjatë kongresit të sotëm shtyerjen e votimit. Blater është duke garuar pa kundër-kandidat për një tjetër mandat si shefi i FIFA-s, pas tërheqjes së Mohamed Bin Hamam nga Katari, pasi ky i fundit u akuzua për ryshfet në lidhje me votimin e zgjedhjes së presidentit.
XS
SM
MD
LG