Ndërlidhjet

Ahmedinexhad kritikohet ashpër në Parlamentin e Iranit


Parlamenti iranian e ka akuzuar sot Presidentin Mahmud Ahmedinexhad, se e ka shkelur ligjin duke e bërë vetën kujdestar të ministrisë së naftës. Ligjëvënësit e kanë dërguar një raport me dyshimin për shkelje në gjykatë, për hetime të mëtutjeshme.

Në muajin maj, Ahmedinexhadi, kishte njoftuar se ai e kontrollon sektori e naftës së Iranit si pjesë të një plani që të bashkojë ministrinë e naftës me ministrinë e energjisë, ndërsa e ka larguar nga detyra ministrin e mëparshëm të naftës, Masud Mirkazemi.

Plani i Ahmedinexhadit që të ngushtojë kabinetin e tij nxiti kritika në parlament.

Ahmedinexhadi gjithashtu është përfshirë në një konflikt me klerin dhe grupin konservator të vendit rreth këshilltarëve të tij.
XS
SM
MD
LG