Ndërlidhjet

Brenda ditës vdesin babë e bijë, aktivistë opozitar iranian


Një aktiviste e opozitës iraniane ka vdekur sot pas funeralit të të atit, i cili gjithashtu është veteran i opozitës iraniane.

Azatollah Sahabi, ish anëtar i Parlamentit, që ishte detyruar të kalojë në opozitë nga kleri iranian gjatë viteve të 80-ta, ka vdekur sot pas një sulmi në zemër në një spital të Teheranit, në moshën 81 vjeçare.

E bija e tij, Haleh Sahabi, 54 vjeçare, gjithashtu aktiviste e opozitës dhe të drejtave të gruas, ishte burgosur gjatë protestave në Iran, në vitin 2009.

Ajo ishte lejuar që të dal nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e të atit, në periferi të Teheranit.

Faqet e internetit të opozitës iraniane raportojnë se ajo vdiç pasi u rrëzua në tokë pas një përleshje me forcat e sigurisë që ishin të pranishme në funeral.

Një dëshmitar i ka thënë Radio Fardas se ai e ka pa atë se si është goditur nga forcat e sigurisë gjatë përleshjes me ta.

“Zonja Sahabi ishte duke e mbajtur fotografinë e të atit në duart e saj. Më pas erdhën forcat e sigurisë dhe i morrën fotografinë. Ajo u rrah keq dhe e humbi vetëdijen ndërsa më pas është dërguar për në spital”, tha një dëshmitar që foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari i sigurisë, Aliriza Saneh, ka thënë se nuk ka pasur përleshje dhe se Haleh Sahabi, ka vdekur pas problemeve me zemrën e saj, e lodhur tejmase nga stresi dhe moti shumë i nxehtë gjatë funeralit.
XS
SM
MD
LG