Ndërlidhjet

KMDLNJ akuzon KFOR-in dhe EULEX-in për bllokimin e veriut


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një deklarate i ka akuzuar ashpër misionet ndërkombëtare pasi nuk po bëjnë asgjë për lirimin e rrugëve në veri që po mbahen të bllokuara që disa ditë nga një grup i serbëve.

“KFOR-i dhe EULEX-i janë rreshtuar në anën e atyre që kanë bllokuar rrugët dhe që po e destabiliziojnë veriun”, shkruan në komunikatën e KMDLNJ-së.

“Në të njëjtën linjë me EULEX u rreshtua edhe KFOR. Komandanti i KFOR edhe një herë dëshmoi se bashkësia ndërkombëtare është duke bërë presion në mekanizmat e sigurisë siç janë KFOR dhe EULEX. Kjo për faktin se me gjithë premtimin për hapjen e rrugëve nuk e bëri këtë. KFOR u mjaftua me një shëtitje nga ajri për gazetarë që me gjithë deklarimet e zyrtarëve ushtarakë u dëshmua se bllokada vazhdon”, thuhet më tej në komunikatën e KMDLNJ-së

Kjo organizatë mendon se një bllokadë e tillë nuk duhet të tolerohet ndërsa atë gjithmonë sipas organizatës, “po e përkrahin strukturat paralele dhe zyrtarët policor të suspenduar”.

Organizata në fjalë e ka edhe një porosi për Institucionet vendore të cilat sipas saj nuk duhet të bëjnë vetëm deklarime “që më shumë ngjajnë në deklarata folklorike por të kryejnë punën e tyre” thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
XS
SM
MD
LG