Ndërlidhjet

logo-print

Lirohen ushtarët polakë nga akuzat për krime lufte


Shtatë ushtarë polakë të akuzuar për krime lufte në Afganistan janë shpallur të pafajshëm sot nga një gjykatë ushtarake e Polonisë. Gjykimi thuhet të jetë i pari në Evropë për krime lufte që përfshinë trupat që luftojnë kundër talibanëve.

Gjykatësi ka thënë se prokurorët nuk kanë prezantuar dëshmi të mjaftueshme që do e verifikonte se ushtarët kanë kryer krime lufte. Gjashtë civilë kanë vdekur kur ushtarët kanë hapur zjarr me mortaja dhe armë automatike në një fshat të jug-lindjes së Afganistanit.

Prokurorët kanë thënë se vrasjet kanë qenë “një veprim i qëllimshëm” dhe kanë kërkuar dënimin me burg nga 12 vjet për të akuzuarit.

Ushtarët, pjesëtarë të trupave të NATO-s, kanë thënë se ata kanë qenë duke u kundërpërgjigjur ndaj një sulmi të talibanëve.

Prokurorët kanë thënë se gjuajtje ka ndodhur disa orë pasi polakët iu kanë përgjigjur sulmit të talibanëve. Procesi gjyqësor kishte nisur që prej shkurtit të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG