Ndërlidhjet

NATO zgjat misionin në Libi


NATO ka zgjatur për 90 ditë misionin në Libi. Lajmin e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen.

“NATO-ja dhe partnerët kanë vendosur të zgjasin misionin në Libi për 90 ditë të tjera. Ky vendim i dërgon një mesazh të qartë regjimit të Gadafit: Ne jemi të vendosur për të vazhduar operacionin tonë në mbrojtjen e popullit libian. Ne do t'i vazhdojmë përpjekjet për të përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara”, tha Rasmusen.

Aleanca 28-anëtarëshe mori kontrollin e ofensivës në Libi më 31 mars, nga koalicioni i udhëhequr nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Konflikti ndërmjet forcave besnike të Muamer Gadafit dhe kryengritësve rebelë, po vazhdon ende, me gjithë sulmet ajrore kundër caqeve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG