Ndërlidhjet

Tërmeti lëkund Kilin


Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur sot Kilin, pikërisht në pjesën e shkatërruar nga tërmeti i vitit të kaluar.

Instituti amerikan i gjeofizikës nuk dha ndonjë informacion për viktima të mundshme apo dëme materiale.

Tërmeti i sotëm ndodhi në një thellësi prej 15 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ishte 96 km në jugperëndim të Concepcionit – qytetit të dytë për nga madhësia në Kili.

Ky i fundit, në shkurt të vitit 2010, është goditur nga tërmeti dhe cunami që kanë shkaktuar mbi 500 viktima dhe 220 mijë të pastrehë.
XS
SM
MD
LG