Ndërlidhjet

EULEX-i konfirmon aktakuzën kundër 7 personave


Gjykatësi për konfirmim i EULEX-it nga Gjykata Komunale në Pejë konfirmoi aktakuzën kundër shtatë të akuzuarve për krim të organizuar, kidnapim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Sipas komunikatës së lëshuar nga misioni evropian bëhet fjalë për Bedri Krasniqin, Dervish Idrizajn, Hamdi Krasniqin, Ahmet Nezirajn, Ilmi Lufajn, Hime Krasniqin dhe Selman Gashin.

"Hetimet janë zhvilluar nga Departamenti i Policisë së Kosovës për Krime të Rënda në lidhje me rastin e kidnapimit të biznesmenit nga Gllareva, më 21 shtator, 2010", thuhet në njoftim.

Në lidhje me hetimin e njëjtë, bën të ditur komunikata, tre të akuzuar të tjerë - Muhamet Bojkaj, Ali Bojkaj, Gazmend Sylaj - u akuzuan dhe pranuan fajësinë e tyre për posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve.
XS
SM
MD
LG