Ndërlidhjet

logo-print

Veteranët e UÇK-së vazhdojnë grevën


Greva e veteranëve të UÇK-së ka vazhduar edhe sot, në ditën e dhjetë të saj.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, i tha Radios Evropa e Lirë se grevistët nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. Sipas tij, gjendja shëndetësore e disa grevistëve është rënduar.

“I kemi dy raste që janë shumë, shumë serioze. Kemi pasur vizita private të deputetëve, mirëpo zyrtarisht nuk kemi asnjë përgjigje. Sot, ishte Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht, e cila na njoftoi me një shkresë se i është drejtuar kryesisë së Kuvendit për debat lidhur me grevën e veteranëve të luftës”, tha Qeriqi.

Ai theksoi se grevistët nuk do të tërhiqen nga greva pa u plotësuar kërkesa për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.
XS
SM
MD
LG