Ndërlidhjet

Republika Serbe ndihmon mbrojtjen e Mlladiqit


Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Aleksander Xhombiq, tha se ekzekutivi që ai udhëheq do të ndajë mjete financiare për mbrojtjen e Ratko Mlladiqit.

Xhombiq u tha gazetarëve se propozimin në fjalë do t’ia paraqesë qeverisë, nga e cila pret të bëjë miratimin e tij.

Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës është arrestuar pas 15 vjetëve në arrati. Ai është ekstraduar të martën për në Hagë.
XS
SM
MD
LG