Ndërlidhjet

Jahjaga takon kreun e OKB-së


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica” (“Qyteti ndëretnik”).

Gjatë punimeve që u zhvilluan në Romë, Jahjaga ka takuar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, dhe presidenten e Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej.

Në fjalimin e saj, presidentja Jahjaga ka theksuar të arriturat e vendit.

"Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtat dhe liritë më të larta individuale dhe kolektive, duke parashikuar një sërë mekanizmash që bëjnë të mundur mbrojtjen e interesave jetike për secilin komunitet etnik", ka thënë mes tjerash presidentja e Kosovës.
XS
SM
MD
LG