Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e perimeve nga vendet e BE-së


Rusia ka ndaluar importimin e perimeve të freskëta nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian nga frika e përhapjes së bakteries vdekjeprurëse E. coli.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Genadi Onishçenko tha se ndalesa hyn në fuqi këtë mëngjes.

Ai tha se perimet tashmë të ardhura nga BE-ja, do të konfiskohen në tërë Rusinë.

Ndërkohë, hetuesit evropianë të sigurisë së ushqimit ende po mundohen të përcaktojnë shtrirjen dhe burimin e shpërthimit bakterial, i cili fajësohet për vdekjen e 16 personave dhe sëmundjen e më shumë se 1000 të tjerëve, kryesisht në Gjermani.

Autoritetet gjermane, fillimisht kishin thënë se trangujt e importuar nga Spanja ishin burim i bakteries vdekjeprurëse, por më vonë, Gjermania tha se testet tjera treguan se këta tranguj të veçantë nuk shkaktuan epideminë.

15 të vdekur janë raportuar në Gjermani dhe një në Suedi, ndërsa infektimet janë raportuar edhe në Britani, Danimarkë, Francë dhe Holandë, kryesisht në mesin e njerëzve që kishin udhëtuar së fundi në Gjermani.
XS
SM
MD
LG