Ndërlidhjet

Hakerët kinezë nëpërkëmbin adresat në G-mail


Google tha se hakerët në Kinë kanë komprometuar e-mailat personalë të qindra zyrtarëve të lartë amerikanë, personelit ushtarak dhe gazetarëve.

Google nuk tha se cilat pjesë të qeverisë amerikane ishin në shënjestër, e as nëse ndonjë informacion konfidencial mund të jetë prekur gjatë nëpërkëmbjes së adresave personale në G-mail.

Ky veprim shënon herën e dytë në 17 muajt e fundit, që Google publikisht identifikon Kinën bazë e një skeme që për qëllim ka rrëmbimin e informacioneve nga rrjeti i kompanisë Google.
XS
SM
MD
LG