Ndërlidhjet

Tadiq për zgjidhje të re për Kosovën


Presidenti serb Boris Tadiq tha se janë të nevojshëm "hapa të pazakontë" në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, për të shtuar se ekziston shansi për "një zgjidhje të re."

Ai vlerësoi se mënyra se si Beogradi zyrtar e ka trajtuar çështjen e Kosovës në të kaluarën ishte "në kundërshtim me interesat e serbëve dhe të popullit serb".

"Rruga ime është një punë e qetë dhe e vazhdueshme, për të provuar që të lëvizim gjërat dhe për të ndryshuar qasjen tonë në Kosovë hap pas hapi. Kjo vlen edhe për çdo gjë tjetër, kjo vlen edhe për kulturën e dialogut politik,"tha ai për mediat serbe.

"Deri kohët e fundit, nuk kemi guxuar të flasim për disa mënyra të qasjes ndaj Kosovës, sepse ka ekzistuar vetëm një qasje e paluajtshme", tha Tadiq, për të shtuar se tash janë bërë hapa jokonvencionalë, që krijojnë mundësi për një zgjidhje të re.
XS
SM
MD
LG