Ndërlidhjet

Devenport: Ideja e ndarjes së Kosovës ndikon në dialog


Ambasadori britanik në Serbi, propozimin më të ri të zëvendëskryeministrit Ivica Daçiq, që mbi caktimin e kufijve të Kosovës, duhet folur me Shqipërinë, e sheh si jokonstruktiv. Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e mbështesin përfaqësuesit e shteteve të huaja në Beograd.

“Ajo që nuk do të kontribuojë në suksesin e dialogut nuk është konstruktive”, tha Majkëll Devenport për mediat serbe. Ai ka thënë se ideja e ndarjes ndikon në vetë dialogun.

“Natyrisht se krejt çka flitet nga politikanët në Serbi dhe në Prishtinë ka ndikim. Mendoj, se para se gjithash është e rëndësishme, që të gjithë të fokusohen në suksesin e dialogut. Ky është elementi kryesor”, ka thënë Devenport.
XS
SM
MD
LG