Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Bengazi, sulme ajrore në Tripoli

  • RFE /RL

Një shpërthim ka goditur qytetin e kontrolluar nga kryengritësit, Beganzi, ndërsa të paktën tri sulme të NATO-s kanë ndodhur në kryeqytetin libian, Tripoli. Në Bengazi nuk është lënduar asnjë person. Kryengritësit thonë se shpërthimi është shkaktuar nga agjentët e Muamer Gadafit.

Më 1 qershor, NATO-ja njoftoi se ka zgjatur për 90 ditë të tjera misionin e sulmeve ajrore në Libi.

Aleanca 28-anëtarëshe mori kontrollin e ofensivës më 31 mars, nga koalicioni i udhëhequr nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Konflikti ndërmjet forcave besnike të Muamer Gadafit dhe kryengritësve rebelë, po vazhdon ende, me gjithë sulmet ajrore kundër caqeve të qeverisë.

XS
SM
MD
LG