Ndërlidhjet

Bakteri e E.Coli deri më tash ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe ka infektuar më shumë se 1 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Hetuesit evropianë të sigurisë së ushqimit po bëjnë përpjekje të përcaktojnë shtrirjen dhe burimin e shpërthimit bakterial. Autoritetet gjermane fillimisht kanë thënë se trangujt e importuar nga Spanja, janë burim i bakterit vdekjeprurës, por kjo mbetet për t’u sqaruar, duke qenë se hetimet për përcaktimin e burimit të saktë vazhdojnë.

Kosova nuk ka raste të dyshuara sa i përket prekjes nga bakteri E.Coli, ndërsa drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për shqetësim.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja e përgjithshme epidemiologjike është e sigurt.

“Nuk ka asnjë prani të E.Coli-t. IKSHP-ja bën përditësimin e situatës epidemiologjike për çdo sëmundje ngjitëse - kjo nënkupton edhe për E.Coli-n”, thotë Ramadani.

Analizë e trangujve
Ai flet edhe për masat e Institutit po qe se paraqitet ndonjë rast i prekur nga bakteri në fjalë.

“E para është diagnostikimi. Kapacitetet e IKSHP-së, gjegjësisht laboratorët e mikrobiologjisë janë të gatshëm që, me njohuritë e tyre dhe analizat aktuale që po bëhen për diagnostikimin e E.Coli-t, të bëjnë që të gjitha rastet të diagnostikohen me kohë. Nëse paraqiten raste, vetëm Klinika Infektive te QKU-ja është e gatshme t’i pranojë”, thotë Ramadani.

Drejtues të Inspektoratit Sanitar të Kosovës thonë se qytetarët kosovarë nuk duhet t’i frikësohen konsumit të perimeve, ngase, sipas tyre, importi në vend është i sigurt. Kryeinspektorja Iliriana Zymberaj shpjegon më shumë:

“Jemi në kontroll strikt të kufirit. Gjithashtu janë të informuar të gjithë inspektorët, si të nivelit të kontrollit të brendshëm, ashtu edhe në doganë. Andaj, momentalisht, nuk ka frikë të depërtimit të këtij bakteri përmes trangujve në Kosovë”.

Zyrtarë të Doganave të Kosovës thonë se çdo import i mallrave ushqimore përcillet me certifikatë të Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave, thotë se nëse një kompani importon
Në vitin 2011 nuk ka pasur asnjë import nga Spanja.

produkte ushqimore, është e detyruar ta dorëzojë certifikatën, e cila lëshohet nga Agjencia e Ushqimit. Kjo e fundit, sipas tij, lëshon certifikatën vetëm pas inspektimit të mallrave importuese.

“Sa u përket trangujve, nuk ka pasur import të tyre nga Spanja. Në vitin 2011 nuk ka pasur asnjë import nga Spanja”, thekson Stavileci per Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore apelojnë te qytetarët që t’i pastrojnë mirë pemët dhe perimet, para se t’i konsumojnë ato.

E.Coli është bakter që vjen nga papastërtia. Mund të jetë vdekjeprurës vetëm atëherë kur shfaqet me implikime në veshkë.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG