Ndërlidhjet

Zhbllokohet rruga në veri


Bllokada në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatit Zupq të Zubin Potokut, është hequr.

Lajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Mirëpo, Hoti, ka thënë se pavarësisht zhbllokimit të rrugës përfaqësues të komunitetit serb në veri kanë theksuar se nuk do t’i ndalin protestuar në shenjë pakënaqësi për ndalimin nga policia e EULEX-it të Jevro Panteliqit.

Sipas Hotit një protestë e tillë pritet të ndodhë gjatë ditës.

Panteliq është arrestuar ditë më parë nga njësia speciale e EULEX-it me arsyetim se është i dyshuar për kontrabandim dhe shmangie të taksave si dhe shpëlarje parash.
XS
SM
MD
LG