Ndërlidhjet

OBSH: Shpërthimi bakterial E. coli, i shkaktuar nga një lloj i ri


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakterie e re, që nuk është parë kurrë më parë.

Agjencia tha se sekuencat parprake gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gjene vdekjeprurëse.

Kjo sipas OBSH-së shpjegon arsyen e përhapjes masive dhe të rrezikshme.

Ekspertja për sigurinë e ushqimit në OBSH, Hile Kruse, tha se “ky lloj unik nuk është izoluar kurrë më herët nga pacientët”.

Ajo tha se lloji i ri ka “karakteristika që e bëjnë me të fortë dhe më toksinë-prodhues.

Deri më tani nga lloji mutant i E. Coli-t kanë vdekur 17 persona në Gjermani, dhe janë sëmurë më shumë se 1500 të tjerë, përfshirë edhe 470 që kanë pasur komplikime të rralla në veshkë.
XS
SM
MD
LG