Ndërlidhjet

Mlladiq u mjekua para dy vjetësh në spital?


Avokati i të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, tha se ai ishte mjekuar fshehurazi nga kanceri para dy vjetësh në një spital në Beograd.

Milosh Shaljiq tha se ai i posedon të dhënat mjekësore, që tregojnë se Mlladiqi është mjekuar nga limfoma në vitin 2009 në një spital të Beogradit, ndërsa gjendej në arrati.

Ai refuzoi të zbulojë emrin e spitalit, apo të mjekëve që thuhet se e kanë mjekuar Mlladiqin.

Një zëdhënës i prokurorisë serbe tha se dokumentet janë të falsifikuara.

Mlladiqi u arrestua në Serbi në javën e kaluar.

Ai pritet të paraqitet para gjyqtarëve të Tribunalit të Hagës, të premten, ku pritet të deklarohet në lidhje me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Bosnjes.
XS
SM
MD
LG