Ndërlidhjet

Tahiri viziton Greqinë


Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, do të niset në një vizitë zyrtare në Greqi. Ajo gjatë qëndrimit në Athinë do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit grek, si dhe me përfaqësues të jetës politike, akademike dhe të biznesit grek, thuhet në një njoftim për media nga kabineti i saj.

Tahiri thuhet se do të zhvillojë një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas.

Qëllimi i kësaj vizite thuhet të jetë thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit.
XS
SM
MD
LG