Ndërlidhjet

Shënohen në Siri 15 viktima tjera


Aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 15 njerëz në një qytet qendror, ndërsa aksionet kundër protestave anti-qeveritare po vazhdojnë.

Komiteti për Koordinimin Lokal- një rrjet i aktivistëve, që po ndihmon organizimin dhe po regjistron protestat në vend, tha se vrasjet ndodhën në qytetin e Rastanit.

Viktimat e fundit çojnë në 60 numrin e të vdekurve në tri ditët e fundit.

Gjatë ditës, Australia tha se po lobon që presidenti i Sirisë, Basher Asad të gjykohet nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime nën akuzat për krime kundër njerëzimit, pas shtypjes së dhunshme të protestuesve nga ana e regjimit të tij.

Protestuesit thanë se të paktën 25 fëmijë janë në mesin e më shumë se 1000 të vdekurve që nga fillimi i demonstratave në mesin e muajit mars.
XS
SM
MD
LG