Ndërlidhjet

Bajden ripërsërit përkrahjen e SHBA-së për Kosovën


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.

Ky i fundit e ka quajtur zgjedhjen e Jahjagës "një moment shumë të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në strukturat euroatlantike".

Mësohet se Bajden ka ripërsëritur përkrahjen e shtetit amerikan ndaj Repiblikës së Kosovës "në të gjitha drejtimet".

Gjatë qëndrimit në Itali, Jahjaga ka takuar edhe presidenten e Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej, presidentin e Afganistanit, Hamid Karzaj, presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG