Ndërlidhjet

Putin, vizitë të paparalajmëruar Abkhazisë


Kryeministri rus, Vladimir Putin, po qëndron në një vizitë të paparalajmëruar në Abkhazi, për të marrë pjesë në varrimin e presidentit të këtij rajoni, Sergej Bagapsh.

Putin u premtoi zyrtarëve të Abkhazisë mbështetjen e vazhdueshme ruse.

Ai shfaqi shpresën se marrëdhëniet ndërmjet popullit gjeorgjian dhe atij abkhaz do të normalizohen së shpejti.

Rusia ka njohur Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut si shtete të pavarura, pas një lufte të shkurtër në Gjeorgji, në gusht të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG