Ndërlidhjet

Klinton: FBI do të hetojë akuzat e Google-it


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se akuzat e kompanisë Google ndaj hakerëve kinezë janë “shumë serioze” dhe do të hetohen nga FBI.

Klinton u tha gazetarëve se administrata e Obamës është e shqetësuar nga këto akuza, të cilat, sipas kompanisë së internetit, rëndojnë hakerët kinezë për “komprometim të email-adresave që u përkasin zyrtarëve të lartë amerikanë”.

Google nuk ka bërë të ditur se cilat pjesë të Qeverisë së SHBA-së ishin në shënjestër.
XS
SM
MD
LG