Ndërlidhjet

SHBA kërkon unitet në dënimin e dhunës në Siri


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se legjitimiteti i presidentit sirian, Bashar al-Asad, po shkon drejt fundit.

Klinton, në një mesazh drejtuar Rusisë, Kinës dhe vendeve arabe, tha se bota duhet të tregojë më shumë unitet në dënimin e dhunës në Siri.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi opozitën siriane kundër destabilizimit të vendit, ndërsa nga Perëndimi kërkoi të mos e provokojë situatën "për hir të ndryshimit të regjimit".

Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 15 protestues gjatë përleshjeve të sotme në qytetin Rastan.
XS
SM
MD
LG