Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Disa eksplodime e tronditën kryeqytetin Tripoli


Në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, mbrëmë vonë dhe sot herët në mëngjes janë dëgjuar disa eksplodime.

Tripoli ishte cak i sulmeve ajrore të NATO-s për disa ditët e fundit.

Së pari, katër eksplodime ishin dëgjuar mbrëmë vonë, ndërsa pas mesnatës katër shpërthime të tjera të fuqishme e kishin dridhur lagjen ku është e vendosur rezidenca e liderit të Libisë, Muamer Gadafi.

Më herët këtë javë, zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, tha se nga sulmet e NATO-s në Libi, janë vrarë 718 civilë dhe janë plagosur 4067 të tjerë.
XS
SM
MD
LG