Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Ratko Mlladiq paraqitet para gjykatës


Ish komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiq, sot për të parën herë do të paraqitet para Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës.

Ai është i akuzuar për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.

Ndër të tjera, ai është i akuzuar edhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, me ç’rast u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë. Kjo ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ratko Mlladiq u arrestua javën e kaluar në Serbi, 16 vite pasi Tribunali i Hagës e kishte akuzuar atë.
XS
SM
MD
LG