Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Shpërthime në depon e armatimit


Autoritetet në pjesën qendrore të Rusisë po përpiqen ta vëjnë nën kontroll zjarrin e madh që ka shpërthyer nga eksplodimet në një depo me afro 10 mijë tonë të armatimit. Këto shprëthime kanë shkaktuar evakuimin e detyrueshëm të më se 12 mijë njerëzve.

Zëdhënësi i ministrisë së emergjencave, Mikhail Surkov, tha se ky incident ndodhi në depon afër qytetit Izhevsk në rajonin Volga. Tre njerëz janë lënduar nga djegia dhe janë dërguar në spital.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se në mesin e ushtarëve nuk ka pasur viktima.

Eksplodimet në depot ushtarake të armatimit janë relativisht të shpeshta në Rusi dhe shpeshherë janë të lidhura me pajisjet e vjetruara dhe me mungesë të rregullave të sigurisë.

Muajin e kaluar një zjarr i ngjashëm në depon e municionit në rajonin Bashkortostan, shkaktoi ekslodime të fuqishme dhe mijëra banorë ishin detyruar të evakuoheshin.
XS
SM
MD
LG