Ndërlidhjet

Kllark: Disa njerëz me siguri e kanë ditur se ku ishte Mlladiqi


Ish komandanti i NATO-s për Evropë, Uesli Kllark, tha se është “i sigurt se bile disa njerëz e kanë ditur se ku ishte fshehur Ratko Mlladiqi”.

Ai mëtutje theksoi se “BE-ja ia ka bërë me dije Beogradit se ballafaqimi i gjeneralit Mlladiq me drejtësinë ndërkombëtare është i rëndësisë së pazëvendësueshme për Evropën”.

Zoti Kllark, në intervistën për gazetën sarajevase, Dnevni Avaz, duke u shprehur për Ratko Mlladiqin, me të cilin kishte biseduar në vitin 1994 dhe 1995, tha se “regjistri i aksioneve të tij është regjistër i një krimineli, e jo i një gjenerali. Ai ishte vrasës masiv, i cili në mënyrën më të keqe e tregoi veten në Srebrenicë”.

Ish gjenerali amerikan, Uesli Kllark, tha se në vitin 1993 dhe 94, ambasadori amerikan, Çarls Redman, e kishte përgatitur një plan për paqe në Bosnjë Hercegovinë, “por serbët e Bosnjës e kishin refuzuar”, ndërsa Mlladiqi kishte refuzuar ta nënshkruante.
XS
SM
MD
LG