Ndërlidhjet

logo-print

Mlladiq: Unë jam njeri shumë i sëmurë


Në paraqitjen e tij të parë sot në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës, i akuzuari Ratko Mlladiq, tha se është “njeri shumë i sëmurë” dhe ka refuzuar të deklarohet lidhur me “akuzat e papranueshme”, për akuzat për gjenoocid, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Gjyqtari kryesues, Alfons Ori, e ka caktuar datën e re për deklarim për fajësinë më 4 korrik.

I pyetur nga gjyqtari Ori se a i kupton të drejtat e tij si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për krime të luftës në ish Jugosllavi, Ratko Mlladiq tha se është njeri shumë i sëmurë dhe se i duhet më tepër kohë për t’i kuptuar akuzat.

“Nuk dëshiroj të më lexohet aktkauza në asnjë fjalë dhe në asnjë fjali”, tha Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG