Ndërlidhjet

logo-print

RROSH e dënon arrestimin e Belgzim Kamberit


Rrjeti i Organizatave Shqiptare ka reaguar ndaj mbajtjes në policinë serbe në Preshevevë, të Belgzim Kamberit, kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut për tre qytetet e Luginës së Preshevës, për fyrjen e ministrit serb të pushtetit lokal.

Sipas këtij reagimi, policia serbe “ka marrë shkas nga demonstratat e shqiptarëve të Luginës më 10 maj 2011, në të cilën mijëra veta protestuan kundër politikave dhe praktikave diskriminuese serbe ndaj popullatës shqiptare” të Luginës së Preshevës.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare, vlerëson se “ajo që i ndodhi Belgzim Kamberit, është fati i një populli të tërë i cili është braktisur nga Tirana, Prishtina dhe shumica e liderëve politikë të Luginës”.

Më tutje në reagimin e RROSH, arrestimi dhe siç thuhet në komunikatë, persekutimi i Kamberit është politik, ndërsa ka vlerësuar se “në vend të negociatave me Beogradin, Kosova e Shqipëria duhet të bëhen bashkë në mbrojtjen e popullit shqiptar të Luginës, i cili ka mbetur në mëshirën e një pushteti çnjerëzor”.
XS
SM
MD
LG