Ndërlidhjet

Lëndohet presidenti i Jemenit, luftimet vazhdojnë


Raportohet se presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh dhe disa zyrtarë qeveritarë, përfshirë edhe kreyministrin dhe udhëheqësin e parlamentit, janë lënduar kur granatat e kanë goditur pallatin presidencial në Sana, kryeqytetin e Jemenit.

Raportohet se katër pjesëtarë të gardës presidenciale janë vrarë gjatë këtij sulmi. Ka raporte të ndryshme rreth nivelit të lëndimit të presidentit Saleh.

Luftime të ashpra ende po vazhdojnë në disa pjesë të kryeqytetit, derisa pjesëtarë të fiseve janë rreshtuar krahas protestuesve, të cilët kërkojnë fundin e regjimit mbi 30 vjeçar të Salehit.
XS
SM
MD
LG