Ndërlidhjet

logo-print

Klinton takon Bordin e Guvernatorëve për Transmetime


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është takuar me pjesëtarët e Bordit të Guvernatorëve për Transmetime dhe ka shprehur përkrahjen e saj për rolin vital të transmetuesve ndërkombëtarë të SHBA-ve.

Gjatë takimit, udhëheqësi i Bordit të Guvernatorëve për Transmetime, Ualter Ajzakson, ka thënë: “Bordi e çmon interesin aktiv dhe të informuar të Sekretares Klinton, dhe dëshirën e saj që të gjejë mënyra që Bordi dhe Departamenti i Shtetit, të bashkëpunojnë më mirë në përkrahje të misioneve tona respektive.”

Bordi i Guvernatorëve për Transmetime është një agjenci e pavarur federale, që mbikëqyrë të gjithë transmetuesit që përkrahen financiarisht nga Qeveria amerikane. Misioni i tyre është që të promovojnë lirinë dhe demokracinë dhe të rrisin kuptimin e tyre përmes komunikimit multimedial të lajmeve të sakta, objektive dhe të balansuara.

Transmetuesit që mbikëqyren nga Bordi i Guvernatorëve për Transmetim arrijnë një audiencë prej 165 milionë njerëzve në 100 shtete, ndërsa në kuadër të këtyre transmetuesve përfshihen edhe Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës.
XS
SM
MD
LG