Ndërlidhjet

Telekomi kroat dhe austriak në garë për PTK-në


Siç njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, në garë për blerjen e 75 % të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit kosovar janë vetëm dy kompani. Përpos telekomit kroat që si kompani amë e ka telekomin gjerman, në garë vazhdon të jetë edhe telekomi austriak.

Komunikata e Ministrisë kosovare për zhvillim ekonomik tregon se paneli i përbërë nga profesionistë të ministrive që e përbëjnë Komisionin Qeveritar për Privatizim kanë eliminuar nga gara, Albtelekomin e Shqipërisë, kompaninë Oraskom të Egjiptit dhe Saba Fon të Jemenit.

Komunikata e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik njofton se kompanitë që janë kualifikuar për blerjen e shumicës së aksioneve në Postën e Kosovës, “së bashku me kompanitë amë, kanë mbi 170 milion abonentë në mbarë botën si dhe kanë kapital i cili për vitin 2009 ka qenë 67 miliardë euro”.
XS
SM
MD
LG