Ndërlidhjet

Ndërron jetë, "doktor vdekja"


Xhek Kevorkian, që ka bërë fushatë në SHBA për të drejtën për vetëvrasje për pacientët që e dinë se kanë sëmundje vdekjeprurëse, raportohet se ka vdekur në një spital të rajonit të Detroit.

Kevorkian, i cili u kishte ndihmuar 100 personave të bëjnë vetëvrasje, ka vdekur në moshën 83-vjeçare .

Ai ishte burgosur për pjesëmarrjen e tij në vetëvrasjen e pacientëve me sëmundje vdekjeprurëse, disa prej të cilave i kishte realizuar në një nga automjetet e tij.

Xhek Kevrokian, ka qenë në spital që prej muajit të kaluar kur ai ishte diagnostifikuar se kishte probleme me veshkat.
XS
SM
MD
LG