Ndërlidhjet

Vanuatu nuk e ka njohur Abkazinë


Shteti ishull i Vanuatus e ka hedhur poshtë lajmin se e ka njohur pavarësinë e rajonit gjeorgjian të Abkazisë, duke rënë kështu në kontradiktë me një deklaratë të bërë gjatë javës nga një zyrtar i Abkazisë.

Donald Kalpokas, Ambasadori i Vanuatus në Kombet e Bashkuara, ka thënë se “nuk ka pasur asnjë deklaratë rreth njohjës së Abkazisë nga shteti i tij”.

Rusia deri më tash ka lobuar fuqishëm tek aleatët e saj për njohjen e Abkazisë dhe Osetisë Jugore, dy rajone që e shpallën pavarësinë pas luftës së Rusisë kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008.

Deri më tash, Venecuela, Nikaruagua dhe Nauru janë të vetmet shtete që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Abkazinë.
XS
SM
MD
LG