Ndërlidhjet

Tiranë: Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS-së


Votimet e 8 majit
Votimet e 8 majit
Mediat në Shqipëri njoftojnë se Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimet që ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e mbi të cilat Partia Socialiste ka parashtruar ankesë.

Sipas këtyre vendimeve, fitues i zgjedhjeve të 8 majit për kryetar bashkie në Tiranë, është kandidati demokrat Lulzim Basha, me 81 vota më shumë se rivali i tij socialist, Edi Rama.

Para vendimeve të KQZ-së, të cilat mundësuan numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, sipas rezultateve paraprake, fitues i zgjedhjeve doli kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG