Ndërlidhjet

logo-print

NATO përdorë helikopterët sulmues në Libi


NATO ka njoftuar se sot për herë të parë ka përdorur helikopterët për sulmet në Libi. Aleanca Atlantike, përmes një komunikate ka njoftuar se “helikopterët sulmues nën udhëheqjen e NATO-s, janë përdorur për herë të parë më 4 korrik 2011 në operacionet ushtarake mbi Libinë”.

NATO ka thënë se caqet e bombarduara përfshijnë automjetet ushtarake, pajisjet ushtarake dhe forcat tokësore pa dhënë detaje të sakta ku kanë ndodhur sulmet.

Komunikata thotë se përdorimi i helikopterëve i ofron operacioneve të NATO-s në Libi fleksibilitet shtesë që të gjejë e sulmojë forcat e lideri libian, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG