Ndërlidhjet

Kacin: Bojkoti i Tadiqit për shkak të Kosovës, i pakuptim


Raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se bojkoti i Presidentit serb, Boris Tadiq në ngjarjet ndërkombëtare ku përfaqësohet edhe Kosova “nuk ka kuptim”.

Kacin i ka thënë gazetës beogradase, Danas, në një intervistë që është publikuar sot se “nuk ka kuptim që të argumentohet nëse Polonia do ta ftojë apo jo dikë si mysafir”.

Ai gjithashtu tha se “Serbia duhet patjetër ta kuptojë se marrëdhëniet e mira me Kosovën janë në interesin e Serbisë”.

Tadiqi, javën e kaluar hoqi dorë nga pjesëmarrja në një samit në Varshavë, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti amerikan, Barak Obama, pasi edhe Kosova ishte e pranishme aty përmes presidentes së saj, Atife te Jahjaga.
XS
SM
MD
LG