Ndërlidhjet

Gejts: Presioni ushtarak ndaj talibanëve krijon mundësi për paqe


Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Robert Gejts, ka thënë sot se presioni ushtarak ndaj talibanëve mund të çoi deri te “mundësi reale” për bisedime paqeje.

Gejts foli gjatë një konference të sigurisë në Singapor se “mundësia për një lloj të bisedimeve politike dhe pajtimi mund të jenë të mjaftueshme për ofruar shpresë për progress”.

Ai ka thënë se talibanët duhet të ndërprejnë lidhjet që i kanë me Al Kaidën dhe të dorëzojnë të gjitha armët nëse duan që të kenë qasje në jetën politike në të ardhmën e vendit.

Presidenti Barak Obama, e ka vendosur muajin e ardhshëm si fillim të largimit të trupave amerikane nga Afganistani dhe fundin e vitit 2014 si kohën kur forcat amerikane dhe ato të NATO-s të transferojnë përgjegjësitë e sigurisë te forcat afgane.

Janë bërë pothuajse 10 vjet që prej pushtimit të udhëhequr nga amerikanet të Afganistanit që të largojnë nga pushteti talibanët, të cilët e mbronin liderin e Al Akidës, Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG