Ndërlidhjet

Basha: Vendimi i Kolegjit, fitore e madhe


Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që të rrëzoi ankesën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë, kandidati demokrat, Lulzim Basha, e ka përshëndetur vendimin duke e quajtur atë një fitore të madhe.

Ndonëse Basha e quajti të ligjshme të drejtën për të festuar, ai megjithatë bëri thirrje për vetpërmbajtje dhe respektim të ligjit e rregullave derisa rezultati të certifikohet.

Mbrëmë vonë, kolegji zgjedhor e hodhi poshtë ankesën e socialistëve lidhur me vendimarrjen e KQZ-së më datën 23 maj, pasi kjo e fundit e kishte shpallur fitues Lulzim Bashen, me 81 vota më shumë sesa kundërkandidati socialist, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG