Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: NATO po rrëshqet drejt operacionit tokësor në Libi


Kryediplomati rus ka paralajmëruar sot se operacionet e NATO-s në Libi po “rrëshqasin ngadal” drejt operacioneve tokësore. Agjencia e lajmeve, RIA Novosti, e ka cituar ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke thënë se çfarëdo operacioni tokësor do të ishte “për të ardhur keq”.

Ai e bëri këtë deklaratë të njejtën ditë kur NATO njoftoi se për herë të parë ka përdorur helikopterët sulmues në Libi. NATO ka thënë se caqet e bombarduara përfshijnë automjetet ushtarake, pajisjet ushtarake dhe forcat tokësore pa dhënë detaje të sakta ku kanë ndodhur sulmet.
XS
SM
MD
LG