Ndërlidhjet

Dhjetëra mijëra sirian në funeralet e viktimave të fundit


Aktivistët sirian thonë se dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në funeralët e dhjetëra protestuesve që janë vrarë nga forcat qeveritare të premtën. Sipas grupeve për të drejat e njeriut, së paku 44 demonstrues anti-qeveritar janë vrarë të premtën në tërë Sirinë.

Qyteti Hama, ku po zhvillohen përleshjet më të ashpra, në vitin 1982, ka përjetuar një tjetër shtypje brutale të protestave kundër regjimit gjatë së cilës u vranë 30 mijë demonstrues që kërkonin largimin nga pushteti të Hafez al Asad, babait të presidentit aktual, Bashar al Asad.
XS
SM
MD
LG