Ndërlidhjet

logo-print

Rama: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor - thellim i krizës


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vlerësuar se Kolegji Zgjedhor mbrëmë, duke hedhur poshtë ankesën e socialistëve ndaj një vendimi të KQZ-së për votat e hedhura në kutitë e gabuara, e ka sfiduar vullnetin e popullit.

Sipas Ramës, i cili pak pas orës 15 të ditës së sotme iu drejtua mediave, tha se “vendimi i mbrëmshëm është alarmi më i fortë për humnerën ku mund të rrëshqas Shqipëria”. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, me theks të veçantë BE-së, për një hetim ndërkombëtar, pasi votat “u vodhën në dritë të diellit, vjedhje kjo që më pas u vulos nga trupa gjykues të nënshtruar tërësisht ndaj pushtetit”.

Duke vlerësuar se asnjë vendim nuk mund të shpall fitues dikë që është humbës, Edi Rama, vlerësoj se vendimi i mbrëmshëm i Kolegjit Zgjedhor, shënon thellimin e krizës të cilën e ka kapluar Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG