Ndërlidhjet

Greqia e përkrahë integrimin evropian të Kosovës


Integrimi i Kosovës në BE e ka mbështetjen e shtetit grek, gjithmonë nëse mbështetet në frymën e agjendës së Selanikut për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Ky vlerësim nxjerret nga një komunikatë e qeverisë së Kosovës ku flitet për vizitën e zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri në Greqi.

Tahiri, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Athinë me drejtorin politik në ministrinë e punëve të Jashtme greke, ambasadorin Typhon Paraskevopoulos.

Komunikata vazhdon tutje duke thënë se gjatë takimit u diskutua edhe për dialogun aktual ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe se u fol për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha planet me theks në bashkëpunimin ekonomik
XS
SM
MD
LG