Ndërlidhjet

Asanzh: Askush nuk u dëmtua nga Wikileaks


Krijuesi i “Wikileaks”, Xhulian Asanzh, insiston se askush nuk është dëmtuar si rezultat i publikimeve të dokumenteve sekrete amerikane. Duke folur në festivalin letrar në Britani, Asanzh, ka thënë “se nuk ka asnjë dyshim zyrtar në publik” që dikush të jetë lënduar nga zbulimet në “Wikileaks”.

Autoritetet amerikane po e hetojnë nëse kjo faqe interneti ka dhunuar ligjet amerikane duke publikuar mijëra dokumente sekrete qeveritare amerikane dhe dokumente ushtarake të luftës në Irak dhe Afganistan.

Asanzh është momentalisht i liruar me kusht në Britani të Madhe. Ai është duke bërë përpjekje që të mos ekstradohet për në Suedi ku do të përballej me akuzën për dhunim dhe ngacmim seksual të dy grave.

Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG