Ndërlidhjet

Serbët në veri paralajmërojnë radikalizim të protestës


Protesta dhe bllokimi i rrugëve në veriun e Kosovës të cilën e kanë organizuar banorët serbë të komunës së Zubin Potokut, si reagim ndaj arrestimit të Jevro Panteliqit, do të ndalohet deri të martën nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i pranojnë kushtet e vëna nga organizatorët.

Udhëheqësi i ndërmarrësve të Zubin Potokut, Ratomir Bozoviq, i ka thënë sot agjencisë së lajmeve Beta, se protesta do të vazhdojë dhe do të radikalizohet nëse të martën nuk vjen asnjë sinjal pozitiv nga përfaqësuesit ndërkombëtar.

Ai ka thënë se EULEX-it i është kërkuar që të sillet me neutralitet ndaj statusit të Kosovës dhe që banorëve të veriut të mos iu imponohet ligji i qeverisë së Kosovës, pasi siç ka thënë Bozoviq, ai shtet nuk ekziston.

Sipas këtij personi, kërkohet lirimi i Jevro Panteliqit që ishte arrestuar për shmangie taksash në Kosovë.
XS
SM
MD
LG